Teuta e ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të fundit në 11 maj të vitit 2005. Ekipi i cili 12 vite më parë ka qenë i drejtuar nga trajneri Stavri Nica, mposhti Tiranën nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ky takim u zhvillua në Elbasan dhe që nga ajo kohë, Teuta nuk ka fituar asnjë trofe për 12 vite rresht.
3 herë ka fituar Teuta Kupën e Shqipërisë, në 1995, 2000 dhe 2005. Për herë të fundit ka shkuar në një finale në vitin 2007 në të cilën ka humbur kundër 3-2 nga Besa e Kavajës në stadiumin Qemal Stafa”.
Tashmë durrsakët do të kërkojnë kupën pas 12 vitesh, por fillimisht duhet të njihen me rivalin e radhës në turin gjysëmfinal.