Mbrëmjen e djeshme është luajtu ndeshja më e madhe e futbollit anglez. Liverpool ka pritur në “Anfield Road” Manchester United për takimin e Premier League. Kjo sfidë ka qenë shumë interesante dhe të kuqtë kanë fituar bindshëm me rezultatin 3-1. Mirëpo gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë, kur në lojë është futur lojtari shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili ka realizuar një dopietë.
Me këtë fitore, trajneri i 18 herë kampionëve të Anglisë, Jurgen Klopp është futur në histori, duke marrë fitore me të gjitha skuadrat që është përballur në Premier League.