Vllaznia fitoi kundër Tiranës me rezultatin 1-2, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë në kryeqytet. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu arriti të mposhte bardheblutë në shtëpi, në një përballje që shkodranët bënë gjithçka mirë. Pas takimit të gjithë u shprehën të kënaqur, por si rrallëherë edhe vetë tekniku shkodran. Ky i fundit ka shpërblyer lojtarët e tij me dy ditë pushim, ndryshe nga një ditë që aplikohet pas ndeshjeve të tjera. Kujtojmë që pas kësaj fitoreje Vllaznia renditet në vendin e pestë me 35 pikë të grumbulluara.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.