Të gjithë dashamirësit e tenisit kanë pësuar një goditje të rëndë pasi Novak
Djokoviç është mundur nga spanjolli Bautista Agut në një ndeshje që zgjati 2 orë
e gjysmë. Tenisti serb, fitonte 1-0 në set, nuk arriti që të kualifikohej. Për
Djokoviç, ky është zhgënjimi i dytë radhazi para turneut të American Open.
Në përballjet e tjera, australiani Nick Kyrgios u mund 2-1 me sete nga talenti
kroat Coric, një rezultat ky i papritur. Talenti grek Stefanos Tsitsipas u mund
2-1 në sete nga 20-vjeçari Shapovalov në një sfidë me shumë emocione.
Sot, pritet ndeshja e Federer me rusin Medvedev. Me siguri, zviceriani do ta ketë të vështirë pasi tenisti rus konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të të tenisit botëror.