Fitorja e Flamurtarit 1-0 kundër Laçit duket se ka rritur shumë entuziastin në Vlorë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja po bën mjaft mirë dhe nga java në javë po njohin progres. Megjithatë puna për teknikun kryeqytetas nuk ndalet.
Kuqezinjtë presin të shtunën Kamzën në shtëpi, ku sigurisht kërkohet rezultat pozitiv. Megjithatë këtë herë trajneri i vlonjatëve është bërë “dorë-lëshuar” duke lënë pushim titullarët që kontribuan në fitoren kundër kurbinasve.
Të gjithë lojtarët janë masazhuar nga fizioterapistët, ndërsa futbollistët e tjerë që nuk luajtën kundër Laçit, janë vënë nën urdhrat Ilir Dajës duke vijuar me seancën stërvitore.