Kapiteni i Kastrioti Emiljano Çela rrezikon të penalizohet rëndë pas incidentit kur u konfliktua me mesfushorin e Kukësit Arbër Çyrbja. Në minutën e 58-ë të takimit, futbollisti i ekipit krutan konfliktohet dhe godet në fytyrë futbollistin e verilindorëve.
Arbitri i takimit Eldorian Hamiti e ndëshkoi me karton të verdhë 33-vjeçarin. Por, nëse merren pamjet filmike Komisioni i Disiplinës mund ta penalizojë rëndë futbollistin e Kastriotit. Sipas nenit 48 pika e), ai mund të përjashtohet me 5 ndeshje për goditje me grusht ndaj futbollistit kundërshtar Çyrbja.
e) të paktën 5 (pesë) ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl, ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes;