Kundër Bournemouth Henrik Mkhitaryan mesfushori armen i Manchester United u la jashtë nga lista e të grumbulluarve për të 7-tën herë në 8 ndeshjet e fundit nga trajneri Jose Mourinho. Tashmë Mkhitaryan është kthyer në trup të huaj te “Djajtë e Kuq” dhe futbollisti po pret me padurim merkaton e dimrit për t’u larguar nga Old Trafford.
“Të tjerë futbollistë meritojnë më shumë se ai të luajnë në këto momente”, deklaroi trajneri portugez në lidhje me armenin. Mkhitaryan pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit me zikaltrit që janë gati ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerjeje gjatë merkatos së dimrit, ndërsa ekziston edhe mundësia e një shkëmbimi me portugezin Joao Mario. Duke parë situatën në të cilën ndodhet Mkhitaryan te United, Interi tashmë ka më shumë shanse për të firmosur me mesfushorin armen.