Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamjet nga stadiumi ‘Arena Kombëtare’ ku po bëhen punime. Rama, sipër një imazhi ku duken ambientet e brendshme, pyet me satirë ndjekësit: Mos na xhelozohet Juvja?
‘Një kryevepër inxhinierike. Strehë e varur e prodhuar në vend. 7000 ton strukturë çeliku. Arena Kombëtare, një xhevahir arkitektonik që po merr formë’, shkruan Rama në postimin në Instagram. Punimet për Arenën Kombëtare janë duke vijuar ndërkohë që është ndërtuar pjesa më e madhe e tij. Kapaciteti i stadiumit do të jetë rreth 22 mijë vende.