Bledar Devolli u emërua në krye të skuadrës së Kastriotit me objektivin mbijetësë. Trajneri ka besim se me këtë grup lojtarësh që ka në dispozicion, mund t’ia dalë të bëjë mirë. Në një intervistë për “SuperSport” Devolli është shprehur i kënaqur me grupin dhe thekson se në skuadër do të ketë 3-4 përforcime.
“Jam i kënaqur me grupin që kam për momentin në dispozicion, por presë edhe 3-4 futbollistë të tjerë, me të cilët do të punojmë për të futurë konkurrencën në ekip dhe për të hedhur në fushë më të mirët. Shpresoj të na vijnë sa më shpejt përforcimet e reja, për të parë se sa mund t’u besojmë”. “Unë kam ardhur me qejf që të punoj, edhe pse e di se është shumë e vështirë. Më pëlqejnë sfidat dhe me ndihmën edhe të zotit, shpresoj t’ia dalim me sukses në fund”,u shpreh Devolli.
Kujtojmë që Kastrioti ndodhet në vendin e fundit në Kategorinë Superiore dhe ndeshja e parë për trajneri Devolli do të jetë ndaj Luftëtarit.