Duket se largimi i Vincenzo Montella nga stoli i Milan do shoqërohet edhe me disa largime lojtarësh. Një nga ata që rrezikon më tepër është edhe ish-sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalinic. I marrë nga këmbëngulja e Montellas gjatë merkatos së verës, kroatti tashmë konsiderohet “i tepërt” te kuqezinjtë.
Gatusso pëlqen të luajë me skemën 3-4-3 ku sulmuesi i preferuar i tij duket se është Andre Silva. Montella duket se nuk “do largohet vetëm” nga 18 herë kampionët e Italisë por do “marrë” me vete edhe të preferuarit e tij.