Dy vite më parë Skënderbeu siguronte pjesëmarrjen në Europa Ligë pas eleminimit në Champions nga Dinamo Zagreb. Dje në mbrëmje Skënderbeu siguroi pjesëmarrjen në Europa Ligë pasi mundi Dinamon e Zagrebit.
Dy vite më parë trajner i korçarëve ishte Mirel Josa, dje në mbrëmje Ilir Daja. Suksesi nuk ka qenë i njëjtë për dy vitet edhe pse rezultati, pjesëmarrja në grupet e Europës së vogël është e njëjtë.
Në Korçë tani të gjithë pyesin, japin mendime, përgjigjen dhe diskutojnë për trajnerin më të mirë të Skënderbeut. Josa dhe Daja janë vënë në peshore. Kush ka bërë më mirë në Europë?!
Josa qëndroi më gjatë duke fituar 4 tituj kampion dhe prekur grupet e Europa Ligës, ndërsa Daja edhe pse nuk ka bërë ende vitin e bëri diçka të tillë më Skënderbeun duke shkuar nëpërmjet Championsit.
Pyetja që bëhet dhe krahasimi mes dy trajnerëve qëndron, ndërsa përgjigja është relative.
Për momentin Skënderbeu i Dajës ka bërë më shumë se ai i Josës duke eleminuar skuadra më të forta e duke larë borxhin e dy viteve më parë me eleminimin e Dinamos së Zagrebit. Ndoshta Daja do të bëj më tepër me Skënderbeun se çfarë bëri Josa në grupet e Europa Ligës… Deri atëherë diskutimi do të vijoj dhe argumentat do të jenë preferencial. /Newsport.al