Skuadra e Milwaukee Bucks ka hapur një faqe të re në historinë e klubit, pasi ka arritur të shënojë fitoren e 60-të në këtë kampionat. Ekipi i Milwaukee fitoi kundër Atlanta Hawks me rezultatin 115-107. Para ndeshjes, Giannis Antentokoumpo mori çmimin e FIBA-s si lojtari më i mirë europian.
Tashmë Milwaukee do duhet të presë dy sfidat e radhës që të zbulojë se kush do të jetë kundërshtari i tyre në Play-Off. Miami Heat, Detroid Piston dhe Charlotte Hornets janë në luftë për vendin e 8-të dhe do të duhen e dy ditë për të mësuar renditjen e plotë.
Golden State Warriors e mbyll me fitore ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi, pasi triumfoi 131-104 kundër Los Angeles Clippers. Clippers dhe San Antonio Spurs do të luftojnë për vendin e 7-të me San Antonion që e ka më të lehtë me dy ndeshje në shtëpi.