Hamdi Salihi nuk mban vetëm statusin si golashënuesi më i mirë i Superiores në fuqi, por edhe lojtari më i shtrenjtë i kampionatit shqiptar.
Kartoni i sulmuesit shkodran vlerësohet sipas “transfermarkt” me 700 mijë euro, ndërsa pas tij në Superiore vjen Liridon Latifi, një tjetër lojtar i Skënderbeut.
Pas dy futbollistëve të kampionëve në fuqi, si lojtari me kartonin më të shtrenjtë në tregun e transferimeve është portieri i Partizanit, Alban Hoxha.
Lista e lojtarëve që kushtojnë më shumë në Superiore
Skënderbeu
Hamdi Salihi 700 mijë euro, Liridon Latifi 673 mijë euro
Partizani
Alban Hoxha 575 mijë euro, Agustin Torasa 550 mijë euro
Vllaznia
Ditmar Bicaj 300 mijë euro, Ivor Veitzer 300 mijë euro
Tirana
Erando Karabeci 325 mijë euro, Erjon Vucaj 300 mijë euro
Flamurtari
Tomislav Bushiç 300 mijë euro, Nikola Djuriç 300 mijë euro
Kukësi
Izair Emini 325 mijë euro, Edon Hasani 300 mijë euro
Teuta
Bruno Dita 300 mijë euro, Blerim Kotobelli 275 mijë euro
Korabi
Dushko Dukiç 200 mijë euro, Abraham Adelaja 175 mijë euro
Laçi
Faton Toski 250 mijë euro, Gentjan Selmani 200 mijë euro
Luftëtari
Baptiste Faje 225 mijë euro, Andres Montero 175 mijë euro
Formacioni më i shtrenjtë i Superiores
Moduli 4-5-1
Hoxha
Dukiç Djuriç Bicaj Kotobelli
Torasa Hasani (Dita) Karabeci Vucaj (Veitzer) Latifi
Salihi
Të stol: Gentjan Selmani, Tomislav Bushiç, Izair Emini, Abraham Adelaja, Faton Toski, Baptiste Faje, Andres Montero