Edhe pse sezoni që lamë pas nuk ishte aspak i keq për ekipin e Luftëtarit, duket se punët nuk po shkojnë mirë në kampin gjirokastrit. Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar marrëveshjen me trajnerin Mladen Milinkoviç, por sërish mbetet e paqartë situata, pasi vetë trajneri nuk ka zyrtarizuar asgjë.
Heshtja e trajnerit ka lënë të kuptohet se përgatitjet do kenë probleme. Vetë drejtuesit e klubit kanë qetësuar tifozët me rikonfirmimin e trajnerit, por pritet fjala e fundit nga Milinkoviç për të siguar tifozerinë gjirokastrite.