Milani deri në këto moment po bën një sezon të mirë, nëse do të merrnim parasysh mungesat e mëdha, që ka pasur deri më tani. Por, Leonardo, drejtori sportiv i kuqezinjve duket se do të përforcojë edhe më shumë ekipin.
Këtë herë, sipas mediave italiane, Chelsea do të jetë ekipi që Milani, do të përqëndrohet për të bërë blerjet. Cesc Fabregas, Cahill dhe Christensen, janë tre lojtarët që kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë. Të tre futbollistët duket se nuk janë në planet e para të Sarrit, trajnerit të Chelsat dhe janë afër derës së daljes. Mbetet për tu parë nëse është një interesim i vërtetë, apo thjesht lajme merkatoje.