Milano po nis një fushatë të gjerë për freskimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit po punojnë për të përgatitur largimet, rinovimet e kontrateve dhe transferimin e lojtarëve të shënjestruar nga “Djalli”.
Montolivo, Bertolacci dhe Mauri konsiderohen thuajse të larguar nga kontigjenti kuqezi. Ndërsa nga përforcimi brenda skuadrës po mendohet rinovimi i i mbrojtësit Christian Zapata. Në pikëpyetje është kontrata e mesfushorit Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglias. Ky i fundit mos të qëndrojë pjesë e kuqezinjve pas sherrit të fundit në derbi me shokun e skuadrës Kessie.
Ndërkohë, në krye të listës së dëshirave është futbollisti serb i Lacios Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin 7-herë kampionët e Europës do të tentojnë me të gjitha mjetet ta transferojnë në “San Siro” pasi dështuan merkaton e fundit verore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.