Lajmi i përhapur nga italiania “La republica” se Milani po kërkon preparatorin atletik të Partizanit, po bën bujë dhe në mediat kosovare.
Disa prej tyre kanë shpërndarë menjëherë lajmin se Corrado Sakone kërkohet nga kuqezinjtë dhe se mund të transferohet te ta.
Sakone është i njohur edhe në Kosovë, pasi këtë vit stërviti për dy javë, kryeqytetasit e Prishtinës.
Për lajmin nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga klubi i kuq, apo qoftë edhe vetë nga Sakone.