Ish-trajneri që e çoi Milanin drejt madhështisë në vitet ’80-’90 Arrigo Sacchi deklaroi se Milani ka shanse për të fituar titullin kampion të Serisë A, pavarësisht se Juventusit mbetet superfavoriti për “Scudetton”.
” E përsëris atë çfarë gjysmë ore më parë:’ Milan mund të fitojë kampionatin italian’. Do të shpjegohem. Juventusi është superfavoriti, por në njëjtën kohë që Gattuso një person që e admiroj shumë dhe një profesionist i vërtetë do të t’ia dalë në hedhjen e një hapi drejt cilësisë. Ata mund të luajnë për Serinë A dhe në këtë kuptim ndeshja e së shtunës ndaj Napolit do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme. Të jemi të qartë, nuk ka rëndësi rezultati por paraqitja”, deklaroi Sacchi.