Mbrojtësi i Atletico Madridit Felipe Luis mund të largohet në fund të sezonit nga “El Colchoneros”. 33-vjeçari mund të mos pranojë të rinovojë kontratën me madrilenët në fund të sezonit. Kjo situatë ka vënë në lëvizje dy rivalët e përjetshëm Interin dhe Milanin për të konkuruar për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë. Si “Djalli” dhe zikaltërit kanë probleme në krahun e majtë të repartit të mbrojtjes dhe Luis mund t’u ofrojë shumë të dyja klubeve me eksperiencën e tij.
Braziliani ka fituar në karrierë 2 kampionate, 2 Europa League dhe ka qenë dy herë finalist i Champions League me Atletico Madridin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.