Nderkohë që kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në fund të sezonit, skuadraë e Barit kërkon të kthehet në elitën e futbollit italian. Kapiteni i skuadrës, Migjen Basha në një prononcim për TuttoBari.com ndihet i “zhgënjyer nga tifozët dhe në këtë fazë të kampionatit ka një mesazh për ta.
“Nuk e kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Në 15 ndeshjet e fundit në kemi humbur vetëm një ndeshje. Ndoshta ata janë të mërzitur për çfarë ka ndodhur në të ardhmen. Duelet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj kërkoj që përkrahësit tanë të vijnë në stadium dhe të na japin një dorë, të harrojnë të gjitha se çfarë ka ndodhur dhe të mëndojmë për 3 ndeshjet e mbetura. Do të jetë e vështirë deri në fund, por gjithashtu edhe për të tjerët është e njtjta situatë, përfundoi 31 vjeçari.