E ardhmja e Gledi Micit është bërë temë diskutimi së fundmi gjerësisht në ambientet sportive në Shqipëri, por duket se tashmë çështja po qartësohet.
Rinovimi me Kukësin është diçka e pamundur duke qënë se marrëdhëniet mes palëve janë prishur. Ndërkohë që flitej se mbrojtësi kishte rënë dakord me Partizanin, në lojë është futur Skënderbeu i cili nuk po negocion me futbollistin, por me klubin verilindor që pretendon se ka ende kartonin e lojtarit.
50 milionë lekë janë të gatshëm të paguajnë korçarët për kartonin e Micit, ndërsa Partizani për të mposhtur korçarët duhet që me kërkesë të verilindorëve të paguajë 50 mijë euro dhe kartonin e mbrojtësit Renaldo Kalari.
Vetë futbollisti nuk e ka të qartë situatën e tij, por me shumë mundësi do të pranojë të negociojë të ardhmen përmes klubit të Kukësit, pasi gjyqet me verilindorët mund ta linin deri në 3 muaj pa luajtur.