Luftëtari pas një faze të parë të kampionatit ku u pa nën ritmin e duhur dhe madje konsiderohej si një nga ato ekipe që do binte nga Superliga duket se iu ka ndryshuar të gjithëve opinionin tashmë. Gjirokastritët në një moment kur duhen vetëm 7 javë për të përfunduar kampionati ndodhe në vendin e 4-ët të renditjes me 44 pikë.
Ka vetëm një pikë më pak se Partizani që është në vendin e tretë. Tashmë objektivi për të arritur në Europë është mëse i qartë dhe i bazuar te një dyshe Bregu-Abazaj që ka mahnitur në këtë sezon gjithccka mund të jetë e mundur për bluzinjtë që kanë bërë një metamorfozë të jashtëzakonshme ku nga një ekip për mbijetesë tashmë mund të konsiderohen pa frikë si një nga pretendentët për 3 vendet e para të kampionatit.