Jemi mësuar shpesh ta shikojmë të brishtë dhe të ëmbël, por Lionel Messi paska edhe një anë tjetër të karakterit të tij.
“Pleshti” argjentinas është një person që i pëlqen shumë ironia. Këtë e ka konfirmuar shoku i tij i skuadrës, Gerard Pique në një shoë spanjoll.
“Messi ka një humor shumë ironik. Ai është një nga personat që bën më shumë “meme” në dhomën tonë të zhveshjeve. “- tha Pique para gazetarit, David Broncano në “La Resistencia”.
Gjithashtu, 32-vjeçari ironizoi me rivalin e qytetit, Espanyol përpara derbit katalanas, i cili do zhvillohet këtë fundjavë.
“Kam më shumë para se sa buxheti i Espanyol këtë vit,” shtoi ai.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.