Pas lajmeve të fundit që qarkullojnë, që Leo Messi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën, së fundmi ka qenë vetë “Pleshti” që ka folur për këtë temë.
Ai ka deklaruar shkurt që Barcelona nuk varet nga këmbët e tij, dhe për këtë ai nuk rinovuar kontratën me klubin katalanas.
Nuk më pëlqen të flas për këtë. Siç e kam thënë disa herë më parë. Unë jam duke luajtur në ekipin më të mirë në botë dhe ky ekip nuk varet nga një lojtar. Ne kemi një skuadër të mahnitshme por mund të them Barcelona nuk është në dorën e një lojtari. Nuk di të them…”, ka thënë Messi.