Partizani rrezikon të humbasë një prej lojtarëve më të mirë që ka aktualisht në organikë.
Bëhet fjalë për Agustin Torrasën. Mediet argjentinase shkruajnë se mesfushori i Partizanit është pranë kalimit te skuadra e Atletiko de Rafaela.
“El Ciudadano” konfirmon faktin se merkatoja në Argjentinë është mbyllur ditën e djeshme, por skuadrat e kampionatit amerikano-jugor kanë ende një shans për të dërguar në Federatën e futbollit argjentinas, listën e lojtarëve që iu interesojnë dhe që kërkojnë t’i afrojnë për sezonin e ri.
Afati i fundit për të dorëzuar këtë listë është më 8 shtator. Ndërkohë që i preferuari i Atletiko de Rafaelas është Torrasa i Partizanit që është vendosur në listën që klubi argjentinas ka dërguar në Federatë.
Faksimile e gazetës “El Ciudadano” që konfirmon interesimin e skuadrës argjentinase për Torrasën dhe vendosjen e tij në listën që do t’i dërgohet Federatës së futbollit argjentinas deri më 8 shtator për federimin e futbollistëve.