Janë luajtur katër ndeshje gjatë fazës në grupe të Champions League, të cilat kanë dhuruar emocione, por edhe shumë gola. Ndërkohë që edhe në këtë aspekt lojtarët janë duke rivalizuar me njëri-tjetrin për të marrë kreun e golashënuesit.
Por, listën e kryeson argjentinasi i Barcelonës Lionel Messi. Sulmuesi ka shënuar plot shtatë gola në katër ndeshje. Ai ka lënë pas vetes Cavanin, Ozil dhe Levandovskin. Sulmuesit në fjalë kanë shënuar nga katër gola secili, duke qenë në kuotë të barabartë.
Më shumë gola në Ligën e Kampionëve:
Lionel Messi – 7 gola
Edinson Cavani – 4 gola
Robert Levandovski – 4 gola
Mesut Ozil – 4 gola