Arsenali arriti të kalojë pa shumë probleme në fazën e 1/8-ave të Europa League, teksa mposhti me rezultatin e përgjithshëm 3-1 Bate Borisov. Në takimin e dytë, të fituar me shifrat 3-0 nga anglezët, protagonist ishin edhe dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Ky i fundit realizoi golin e dytë të takimit, dhe njeriu asist ishte pikërisht Xhaka. Mesfushori shërbeu edhe te goli i tretë i Sokratis, duke merituar një vend në formacionin e javës së Europa League. Në formacionin e ideuar nga faqja e statistikave, “WhoScored”, përkrah Xhakës ndodhet edhe Mustafi.
Formacioni i javës në Europa League
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.