Lorik Aliu është transferuar ditën e sotme në Kosovë, ku ka nënshkruar me ekipin e Hajvalisë. Skuadra kosovare është një ndër ekipet më aktive në këtë merkato verore. 20-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës sezonin e kaluar në kampionatin shqiptar. Ai luanë në mesfushë, në rolin e shkatërruesit. I riu nga Kosova nuk arriti të gjente shumë hapësira në formacionin shkodran, dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij nga Shqipëria.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.