Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka në një foto të postuar në profilin e tij në “Instagram”, tregon se është i gatshëm për sfidën ndaj Bournemouthin.
Siç duket në foto, së bashku me shokun e skuadrës, Mesut Ozil, forma e tyre është mjaft e mire.
Ja citati që ka shkruajtur mesfushori tek fotoja:
“Një luftëtarë i vërtetë gjithmonë do të luftojë, stërvitja e fundit para ndeshjes me Bournemouth”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.