Miralem Pjaniç mund të transferohet në Angli. Trajneri i Arsenalit e dëshiron mesfushorin e Juventusit në skuadrën e tij dhe për këtë kanë nisur bisedimet.
Sipas “The Sun”, Santi Cazorla pritet të largohet në fund të këtij sezoni, ndaj trajneri i “Topçinjve” dëshiron në skuadër Miralem Pjaniç.
Mësohet se mesfushori i italianëve ka kontaktuar vetë me Ëenger dhe tashmë kanë nisur tratativat për ta sjellë atë te Arsenal.