Ajax eleminoi Juventusin në çerekfinalen e Champions League duke kaluar në gjysmëfinale. Skuadra holandeze do të përballet me Tottenhamin dhe do të kërkojë të arrijë në finale. Një nga lojtarët kyç të skuadrës është edhe mesfushori De Jong, i cili në fund të sezonit do të veshë fanelën e Barcelonës. Në një intervistë për “Four Four tëo” De Jong ka folur rreth një përballje të mundshme me Barcelonën në finale.
“Një finale kundër Barcelonës do të ishte speciale, por nuk më intereson kë kemi përballë. Deri në momentin që jam një lojtar i Ajax dëshiroj gjithmon të shikojë këtë skuadër duke fituar. Nuk do e kem problem ta nxjerrë jashtë Barcelonën ashtu siç bëmë ndaj Real Madridit”, u shpreh shkurtimisht De Jong duke mos kursyer as skuadrën e tij të re.