Bruno Arrabal është një nga lojtarët që ka shkëlqyer me skuadrën e Kamzës. Tashmë mesfushorit brazilian i është dashur të lërë vendin tonë për shkak të përjashtimit të ekipit kryeqytetas nga Superliga.
Sot, ai ka falënderuar presidentin e Kamzës si dhe ish-shokët e skuadrës përmes një mesazhi lamtumire. Në facebook, shkruante: “Një cikël që mbyllet! Më duhet të falënderoj Zotin për të gjitha bekimet, betejat dhe fitoret e arritura.
Kanë qenë dy vite, ku më duhet të falënderoj presidentin e Kamzës për mundësinë që më dha, për të gjitha momentet që kalova në këtë klub, trajnerët që kam pasur këto vite, lojtarët për angazhimin dhe të gjithë tifozët për mbështetjet. Faleminderit të gjithëve“, përfundon lojtari brazilian. .