Pas një dëmtimi që ka pësuar në takimin e kaluar, mesfushori i Kukësit Edon Hasani, ka nisur pushimet para të gjithëve, pasi nuk do të grumbullohet për takimin me Luftëtarin.
Fillimi i pushimeve përpara përfundimit të javës së fundit, duket se nuk e shqetësojnë Hasanin, pasi ka gjetur një mënyrë për të hequr mërzinë.
Në një foto të publikuar në “Instagram”, mesfushori tregon momentin kur është duket ngarë makinën e tij, i shoqëruar nga një mik, të cilin nuk ka dashur ta bëjë publik. Postimi i kësaj fotoje tregon, se mesfushori ka nisur të shijojë pushimet e dimrit edhe pse shokët e ekipit vazhdojnë të stërviten intensivisht për takimin e radhës ndaj Luftëtarit, që do të luhet ditën e enjte në orën 14:00.