Alvaro Morata drejt Atletiko Madrid është drejt fundit. Sulmuesi është pranë rikthimit në kampionati spanjoll dhe ketë herë do të veshë fanelën e Atletikos. Morata ishte një kërkes specifike e trajnerit Simeone që e dëshironte me çdo kusht në skuadër.
Drejtuesit e klubin kanë përshpejtuar negociatat dhe sipas asaj që raporton “Marca” Morata do të jetë lojtari më i ri i “Colchoneros”. Lojtari kërkohej edhe nga disa skuadra të tjera si Barcelona dhe Sevillia, por Morata ka preferuar të zgjedh Atletikon, skuadër ku ka qenë pjesë e ekipeve zinxhire përpara se ti bashkohej Real Madrid B.