Kastrioti luan një nga duelet më të rëndësishme të këtij sezoni të Kategorisë Superiore. Krutanët presin Tiranën në një takim me “aromë” fundi tabele.
Megjithatë, pikëpyetjet rreth vendit ku do të zhvillohet ky takim janë shuar tashmëe. Stadiumi “Redi Maloku” ka marrë dritën jeshile nga Federata Shqiptare e Futbollit. Incidentet e shkaktuara nga tifozët në ndeshjen ndaj Skënderbeut e dënuan me 2 ndeshje pa tifozë Kastriotin, teksa takimi ndaj Laçit u zhvillua në “Niko Dovana” të Durrësit.
Pikërisht ky impiant pritej të ishte dhe stadiumi pritës i këtij dueli. Gjithsesi, në një postim në rrjetin social “Facebook” Kastrioti ka konfirmuar se ky takim do të zhvillohet në shtëpi, në stadiumin “Redi Maloku”.