Këtë javë Luftëtari do të luajë ndaj Kamzës në transfertë ditën e diel, mirëpo në kampin gjirokastrit ka një problem shumë serioz, pasi lojtarët prej muajsh nuk kanë marrë rrogat.
Në seancën e djeshme stërvitore ka qenë zv/presidenti Harallamb Tavo, ai i cili u ka premtuar lojtarëve se shumë shpejtë kjo situatë do të marrë fund.
“Të jeni të bindur se kjo situatë do të marrë fund shumë shpejtë. Duhet të jeni të duruar. Gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë, edhe pse vështirësi ka. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë dhe para kësaj jave shqetësimi juaj do të marrë rrugën e zgjidhjes”, është shprehur Tavo.