Pas largimit të Gianluigi Buffon nga Juventus, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë menduar për pasardhësin e tij. Së fundmi, ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar se “gardiani” Mattia Perini është paraqitur në J Medical Torino për të kryer vizitat mjekësore.
Kjo konfirmon marrëveshjen mes palëve dhe që mbyllja e kontratës është drejt fundit. Menjëherë pas vizitave mjekësore, do të konfirmohet gjithçka duke mos lënë më vend për aludime apo emra të tjerë për të marrë postin e Buffonit.