Merr fund “telenovela”. Florent Hadërgjonaj tashmë është një futbollist i Kosovës, pasi nuk ka dëshiruar të vishte fanellën e zvicrës. Lajmi është konfidmuar nga mediat kosovare.
Gjithsesi, sikurse raporton “Indeksonline”, mbrojtësi i djathtë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Kosova do të ketë ndaj Bullgarisë, por do t’i bashkohet Kosovës për takimin që do të ketë në muajin qershor me Malin e Zi.
Kujtojmë që Hadergjonaj aktivizohet me skuadrën e Huddersfield në Premier League, ku skuadra e tij renditet në vendin e fundit, me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 26 ndeshje të luajtura.