Skënderbeu e mbyll me merkaton me një “bomber”. Klubi korçar ka përfunduar me sukses tratativat me sulmuesin belg Marvin Ogunjimi.
29-vjeçari pritet t’iu bashkohet ditën e nesërme kampionëve në stërvitje, ndërsa afrimi i tij çon 9-të numrin e lojtarëve të ardhur në këtë merkato dimri.
Ogunjimi është një emër i njohur i futbollit europian, pasi është aktivizuar me Genkun dhe Standard Liezh në Belgjikë, Majorkën në Spanjë, por edhe me Stromsgodset në Norvegji.
Ai ka qenë në të kaluarën pjesë e Kombëtares së Belgjikës.