Kanë mbetur edhe shumë ditë nga hapja e merkatos së verës, por Manchester United dhe Everton nuk dinë të ndalen.
Dy skuadrat e Premier League kanë nisur një rivalitet edhe jashtë kampionatit, teksa kanë vënë në listat e dëshirave futbollistin italian të Milanit. bëhet fjalë për Davide Calabria, me mbrojtësin e linjës së djathtë që po bën mirë në urdhëtar e Gennaro Gattuso, duke u kthyer në një element cilësor për kuqezinjtë.
Kjo i ka shtyrë dy gjigantët anglez që të mendojnë formulën për të arritur te 22 vjeçari. Sipas gazetës “Sunday Mirror”, italiani shihet si një zëvendësues ideal për Antonio Valencia në “Old Trafford”.
Megjithatë, kontrata aktuale e Kalabria, që përfundon në qershor 2022 është një pengesë e madhe për United dhe Everton, që përpos rivalitetit në fushë duhet të mendojnë se si ta fitojnë atë në merkato.