Lojtari i kombëtares Mërgim Mavraj është përzgjedhur në formacionin e javës. Paraqitja e mirë e mbrojtësit të Koln-it në takimin me Borussia Dortmundin, takim që përfundoi me rezultatin 1-1, i ka shtuar pikët pozitive këtij të fundit.
Mbrojtësi i kombëtares luajti një rol të rëndësishëm, duke mbajtur nën kontroll Pierre-Emerick Aubameyang. Qendërmbrojtësi i Kombëtares fitoi 85 për qind të dueleve në këtë takim.
Mërgim Mavraj po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Koln-it të mendojnë rinovimin e kontratës me 30-vjeçarin.
Deri më tani, Mavraj ka luajtur si titullar në 14 takimet e zhvilluara, duke i dhënë siguri skuadrës.