Krah teknikut Skënder Gega, në konferencën për shtyp në prag të duelit me Luftëtarin doli edhe sulmuesi i talentuar, Emmanuele Mensah.
“Luftëtari është ekip për tu respektuar. Në humbjen ndaj tyre ndikoi edhe lodhja dhe sforco që bëmë kundër Kukësit. “
Minutave të pakta në fushë, afrikani iu përgjigj me diplomaci.
“Stolin e pranojnë dhe lojtarët më të mëdhenj në botë. Për mua ka rëndësi të ndihmoj ekipin në çdo kohë. Dua që nesër të shënoj. Jam lojtar që dua të shënoj gol në çdo ndeshje.”
Partizani, një trampolinë e mirë për tu transferuar jashtë?
“Partizani është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri. Uroj të punoj sa më fort dhe të më ndihmojë për të ardhmen.”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.