Prej disa ditësh qarkullon lajmi se për mesfushorin e Skënderbeut Bakari Nigama kanë shfaqur interes disa klube të mëdha, të cilët kanë vëzhguar nga afër lojtarin gjatë këtij turi europian.
Mësohet se, në “Elbasan Arena” mbrëmjen e sotme, ditë në të cilën luhet ndeshja e kthimit mes Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebit në orën 20:00, në kuadër të fazës Play Off, do të jenë të pranishëm shumë menaxherë të klubeve të njohura që do studiojnë nga afër lojtarët që do të hidhen në fushë. Do të ketë menaxherë edhe nga klubi i Beshiktashit, të cilët do vëzhgojnë Nimagën, për të cilin presidenti Takaj theksoi pak ditë më parë: Kemi interesime, “xhevairi” vlen 700 mijë euro”.
Pritet që ditët në vijim të zbulohen të tjera të reja, lidhur me një transferim të mundshëm të mesfushorit drejt Beshiktashit apo ndonjë gjigandi tjetër turk.