I palodhshëm, punëtor dhe fantazist i shkëlqyer, kështu mund të përshkruhet më së miri vlonjati i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Mesfushori po kalon një formë të shkëlqyer në Serinë B me skuadrën e Pescarës.
E sigurisht me golat e shënuar, ai s’ka si t’i shpëtojë medieve italiane të cilat shkruajnë me superlativa për lojtarin tonë. Është përzgjedhur në formacionin më të mirë të Seria B. “Memushaj është një nga më të mirët në radhët e “delfinëve”. Hapi rezultatin me një gol fantastik në ndeshjen e fudnit që konfirmon edhe një herë cilësitë e tij. Është i gjithë kuptimi i Pescarës“, shkruhet për lojtarin vlonjat.