Mbrëmjen e sotme zbret në fushë Ledjan Memushaj, me ekipin e tij të Pescares. Kundërshtari do të jetë Lecce, ish-ekipi i mesfushorit shqiptar. Kujtojmë që në vitin 2012, vlonjati ishte pjesë e kësaj skuadre, teksa me paraqitjet e bëra, vendosi “identitetin” e tij në kampionatin italian.
Ledjani këtë ndeshje do të jetë mes emocioneve dhe detyrës, por ai është shprehur: “Sigurisht që është një ndeshje emocionuese për mua, sepse do të përballem me ish-klubin tim, por ky është futbolli. Dua që të marrim tre pikët e radhës, sepse ekipi është në formë tepër të mirë, dhe dua të vazhdojmë ecurinë për të arritur objektivin, ngjitjen në elitën e kampionatit italian.” Kujtojmë që mesfushori kuqezi ësshtë një nga lojtarët më deçiziv të këtij sezoni tek skuadra e “Delfinëve”.