Mesfushori kuqezi Ledjan Memushaj kthehet sërish në protagonist me Pescarën në fitoren e sotme ndaj Beneventos me rezultatin 2-1. Kjo fitore e ka rikthyer ekipin e Memushajt përsëri në kreun e Seria B. Vlonjati, ka qenë vendimtar me një asist për Mankuzon që ka sjellë golin e avantazhit për Peskarën në minutën e 37-të ndeshjes. Miqtë barazuan përkohësisht me Viola por, më pas ishte Maçin që shënoi golin e fitores 2-1. Memushaj luajti 90 minuta të plota dhe u ndëshkua me karton të verdhë në këtë sfidë.
Ndërsa në stolin e rezervave ishte Elhan Kastrati, i cili është portieri i dytë i skuadrës së Peskarës.