Ledian Memushaj ka shënuar dhe golin e dytë në kampionat me Peskarën e tij. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një tjetër ”perlë” me skuadrën e tij ndaj Perguais.
Ndeshje e cila po luhet aktualisht është duke fituar fal golit të vlonjatit. Një gol pas përplasjes në barrikad dhe topi që kthehet te Memushaj dhe ky e fundit e dërgon në rrjetë. Peskara lufton për t’u ngjitur në Serie A sezonin e ardhshëm.