Alesandro Del Piero dhe bashkëshortja e tij, Sonia Amoruso janë ndarë pas 19 vitesh martesë. Ky është lajmi që raportojnë së fundmi mediet italiane. Legjenda e Juventusit mendohet se është divorcuar kohë më parë, por vetëm tashmë është arritur të konfirmohet kjo.
Sipas medieve italiane prej 2 viteve, Del Piero dhe Amoruso nuk kanë publikuar asnjë foto së bashku. Shkak i divorcit mendohet të jenë bërë keqkuptimet e shumta mes çiftit.