Skandali i Skënderbeut mund të jetë më i madhi në historinë e futbollit, raportojnë mediet e huaja. Pas dënimit të UEFA-s me 10 vjet pezullim dhe 1 milion euro gjobë, tashmë është hapur një tjetër debat për trukim të rezultateve.
Skënderbeu, skuadra korcare akuzohet për fiksim ndeshjesh dy vjet më parë. Topbettingsites.com sjell një panoramë të situatës në vend. Kujtojmë që për sezonin 2016-2017, skuadra e Skënderbeut u përjashtua nga gara europiane, duke ia lënë vendin Partizanit në Champions League.
Kjo faqe shkruan se fajtorët kryesorë për këtë gjendje janë Ardjan Takaj dhe Ridvan Bode, të cilët kanë krijuar gjithë këtë situatë, që mund të kthehet skandalin më të madh të futbollit.
Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, u shpreh se ky investigim do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet këtu. Amund të jetë kjo një fillim-fund i futbollit në Shqipëri? Më tej historia të kujton se korcarët nuk janë të vetmit të përfshirë në skandal.
Njësoj si Orges Shehi, i cili është në qendër të vëmendjes, në vitin 1980 Bruce Grobbelaar, portieri i skuadrës së Liverpool, u përfshi në një skandal lekësh. Po në 1980 Milan dhe Lazio u përfshinë në një tjetër skandal për trukim ndeshjes.