Eros Grezda po kalon një formë të mrekullueshme dhe me skuadrën e Rangers në Skoci, ai po shndërrohet në idhull të tifozëve. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është ftuar për dy ndeshjet e radhës nga trajneri Christian Panuçi, nga i cili shpresohet shumë.
Pikërisht për këtë ftesë kanë shkruar edhe mediet e huaja, ku i bëjnë jehonë trajnerit italin, por edhe formës së mrekullueshme të futbollistit tanë. “Dailyrecord” shkruan se trajneri Christian Panuçi është gati të mposhtë Skocinë falë formës së mrekullueshme të 23-vjeçarit.